Gjendet trupi i pajetë i 27 vjeçarit nga Hasi në malet e Pashtrikut

- Gazeta e Prizrenit

Gjendet trupi i pajetë i 27 vjeçarit nga Hasi në malet e Pashtrikut

Moti i keq me shi e borë që dje pushtoi rajonin tonë shkaktoi edhe një humbje jete.

Gjendet i pajetë në malet e mbuluara nga dëbora të Pashtrikut 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit,  Ajet Lleshi, përcjell Gazeta e Prizrenit. 

Ai kishte dalë për të prerë dru zjarri mëngjesin e të dielës (6 prill), por reshjet e dendura të borës që nisën më pas, ia pamundësuan kthimin në shtëpi.

Lleshi kaloi natën në mal, ku rreth mesnatës telefonoi për ndihmë familjarët, por sipas top-channel për shkak të terrenit të vështirë dhe motit të keq me borë, familjarët nuk e gjetën të riun gjatë natës.

Sipas informacioneve trupi i tij ishte ngrirë në malin e Pashtrikut.

I ati Riza Lleshi që doli ta kërkonte, mbeti gjithashtu në mal, por u gjet pak para trupit të të birit, në gjendje të rëndë nga ekipet e kërkim shpëtimit. Ai kishte dalë për ta kërkuar djalin bashkë me dy vëllezërit e tij. / Gazeta e Prizrenit 



Read it all at Gazeta e Prizrenit