Tirana në 2 ndeshjet e ardhshme për “jetë a vdekje”

- Bota Sot

Tirana në 2 ndeshjet e ardhshme për “jetë a vdekje”

Tirana rikthehet te fitorja në derbi pas 2 vitesh e gjysmë, teksa mbrëmjen e djeshme triumfoi 3-0 nda Partizanit në “Arenën Kombëtare”. Një fitore shumë e rëndësishme për bardheblutë, pasi luftëtojnë për mbijetesë.

Aktualisht pas fitores në derbi ndodhen në vendin e 8-të në klasifikim, 1 pikë më pak se Bylisi dhe Skënderbeu. Pikërisht korçarët janë kundërshtari i tyre i radhës në kampionat dhe triumfi ndaj tyre është mëse "jetik”.

Një duel direkt për mbijetesën, ku vetëm 3 pikët do të mbajnë gjallë shpresat për të qëndruar në Superiore, në të kundër çdo rezultat tjetër do t’i zhyste në fundin e klasifikimit.

Por jo vetëm kaq, pasi një tjetër duel mjaft delikat pas Skënderbeut do të duhet ta luajë edhe me Teutën. Një tjetër 90-të minutësh i luftuar  që do të vendosë shumë mbi fatet e bardhebluve në këtë sezon. Aktualisht durrsakët kanë kuotë të njëjtë pikësh me Tiranë, 35 dhe sfida mes tyre do të vendosë shumë mbi objektivat e skuadrave.



Read it all at Bota Sot