Barcelona do të rikthehet në skenën europiane të mërkurën, duke kërkuar të zgjasë serinë e saj të 10 ndeshjeve pa humbje në Ligën e Kampionëve, në një përballje të shumëpritur ndaj Borussia Dortmund.
Nën drejtimin e Hansi Flick, katalanasit janë ende të pamposhtur në vitin 2025, megjithatë u ndalën në fundjavë nga Real Betis me një barazim 1-1, duke mos përfituar plotësisht nga humbja e Real Madridit ndaj Valencias.
Trajneri Flick do të ketë në dispozicion talentin Pau Cubarsí, i cili mungoi në ndeshjen e dytë të 1/8-ave kundër Benfikës për shkak skualifikimi. Cubarsí, vetëm 18 vjeç, pritet të formojë dyshe në qendër të mbrojtjes me përvojën e Iñigo Martínez.
Në sulm, Robert Leëandoëski do të jetë pika referuese, i mbështetur nga Gavi, Lamine Yamal dhe Raphinha, ky i fundit aktualisht golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 11 gola.
Borussia Dortmund ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit në Bundesligë, duke përfshirë suksesin ndaj Freiburgut, por situata nuk është ideale për trajnerin Niko Kovac. Gjermanët përballen me mungesa të shumta, sidomos në mesfushë dhe mbrojtje.
Pascal Gross është i pezulluar, ndërsa Marcel Sabitzer është i dëmtuar. Në mbrojtje, Niklas Süle, Ramy Bensebaini dhe veçanërisht Nico Schlotterbeck nuk janë të gatshëm, duke detyruar trajnerin të bëjë riorganizime të mëdha.
Në mesfushë pritet të luajë Carney Chukëuemeka së bashku me Felix Nmecha, ndërsa në mbrojtje mund të formohet një dyshe me Ëaldemar Anton dhe Emre Can, nëse Kovac rikthehet te skema 4-2-3-1. I riu Daniel Svensson mund të luajë në të majtë, por një alternativë është Julian Ryerson që të spostohet në atë krah, ndërsa Yan Couto të mbulojë të djathtën.