Real Madridi u mbajt mirë deri në fillimin e pjesës së dytë kundër Arsenalit në Emirates, dhe më pas filloi përmbytja nga Declan Rice, i përcjellë nga Mikel Merino.
Rezultati 3:0 mund të ketë zgjidhur këtë çerekfinale, megjithëse nuk dihet kurrë me "klubin mbretëror".
Në ndeshjen e kthimit nuk do të jetë Eduardo Camavinga, i cili në fund u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Gazeta madrilene “Marca”, tradicionalisht në favor të Realit, nuk mundi të gjente diçka pozitive pas debaklit të kampionëve në fuqi në Londër. “I plagosur për vdekje”, është titulli i gazetës spanjolle.