Legjenda Seedorf për golin e dytë të Rices

- Bota Sot

Legjenda Seedorf për golin e dytë të Rices

Declan Rice mbrëmë shënoi dy eurogola në ndeshjen e parë çerefinale ndaj Real Madridit, në fitoren e Arsenalit 3:0 në “Emirates”.

Legjenda e futbollit holandez, Clarence Seedorf foli për dy golat e anglezit nga gjuajtja e lirë.

Ai ka një koment interesant për të dytin, ku thotë se as supermeni nuk mundet me mbrojt.

Clarence Seedorf për golin e dytë të Declan Rice: “Ku e dërgoi ai topin, askush nuk mund ta mbrojë. Madje as supermeni…”.

Rice shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë, kurse të tretin e shënoi mesfushori spanjoll, Mikel Merino.

Ndeshja e kthimit mes Realit dhe Arsenalit zhvillohet javën e ardhshme (e mërkurë) nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.



Read it all at Bota Sot