Skuadra e Bayern Munchen u mposht në shtëpi ndaj Interit me rezultatin 1:2 në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.
Thomas Muller ishte golashënuesi i vetëm i klubit gjerman në “Allianz Arena”.
Pas ndeshjes, një gazetar e ngacmoi lojtarin gjerman, duke i thënë se a ishte ndeshja e tij e fundit në Ligën e Kampionëve?
“Nuk ishte ndeshje lamtumirëse kjo. Nuk jemi në turne lamtumirës. Unë jam futbollist. Deri në ndeshjen e kthimit nuk mund të flasim negativisht”, u shpreh Muller
Sulmuesi gjerman ditë më parë njoftoi se në fund të këtij edicioni do të largohet përfundimisht nga Bayern Munchen.
Dhe sigurisht në rast të eliminimit, ndoshta do jetë hera e fundit që Muller luan në kompetcionin e Champions League.