Vllaznia tashmë është e lirë të bëjë afrime në merkaton e verës!
Mësohet se FIFA ia ka hapur merkaton shkodranëve duke qenë se këta të fundit kanë kryer pagesat e prapambetura.
Kujtojmë që merkatoja e kuqebluve ishte e mbyllur që në janar.
Kujtojmë që Vllaznia ndodhet në vendin e 3-të në Superiore dhe ende nuk e ka siguruar “Final 4”.
Këto javët e mbetura, do të kërkojë të japë maksimumin në kampionat për të shkuar në Kupat e Europës