Barcelona sfidon Dortmundin, Aston Villa kërkon befasinë ndaj PSG

- Bota Sot

Barcelona sfidon Dortmundin, Aston Villa kërkon befasinë ndaj PSG

Pas një nate të mbushur me emocione dhe përballje mes gjigantëve të Evropës, këtë të mërkurë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve vijojnë me dy sfida të tjera shumë interesante: Barcelona-Dortmund dhe PSG-Aston Villa.

Në “Montjuïc”, Barcelona e Hansi Flick do të presë Borussian e Dortmundit, në një duel ku katalanasit shihen si favoritë jo vetëm për të kaluar në gjysmëfinale, por edhe për të luftuar për trofeun.

Flick pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë, me emra si Yamal, Lopez, Raphinha dhe Leëandoëski që do të udhëheqin sulmin. Ndërkohë, verdhezinjtë e Dortmundit vijnë me synimin për të befasuar, pasi janë jashtë garës në kompeticione të tjera.

Në ndeshjen tjetër që do të luhet në “Parc des Princes”, PSG do të përballet me Aston Villën. Pas eliminimit të Liverpool-it, skuadra e Luis Enrique vjen me vetëbesim të lartë dhe me ambicie për të arritur në gjysmëfinale. Parizienët pritet të hedhin në fushë yjet e tyre kryesorë, në një duel që nuk pranon hap fals.

Nga ana tjetër, Aston Villa, e drejtuar nga Unai Emery, një njohës i mirë i PSG-së (i cili ka qenë në krye të tyre gjatë viteve 2016–2018), synon të krijojë surprizën e radhës. Anglezët janë të motivuar dhe nuk do të shkojnë në Paris për shëtitje, përkundrazi, synimi i tyre është të dalin me rezultat pozitiv.



Read it all at Bota Sot