FHK paralajmëron ndeshjen me Suedinë me lojtaren që po shënon më së shumti gpla në javët e fundit në Kosovë

- Bota Sot

FHK paralajmëron ndeshjen me Suedinë me lojtaren që po shënon më së shumti gpla në javët e fundit në Kosovë

Kosova ka presionin kur kihet parsysh edhe niveli që ka kombëtarja e Suedisë.

Megjithatë vashat e selektorit të Agron Shabanit nuk futen me flamur të bardhë por me synime që të befasojnë.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka paralajmëruar ndeshjen me hendbollisten që po shënon më së shumti gola në javët e fundit në Kosovës, Suzana Ujkiq.

FHK duket se po shpreson se Ujkiqi do të jetë efikase edhe ndaj Suedisë, e cila ka një mesatare 11 gola për ndeshsje në javët e fundit.

“Nesër luajmë në Karlskrona të Suedisë🇸🇪 me njërën prej Kombëtareve më cilësore në botë.

Vajzat tona janë të gatshme për luftë sportive e përkushtim deri në fund”, shkruan në faqen e FHK-së.

Ndeshja Suedi – Kosovë i takon fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2025.



Read it all at Bota Sot