Salah pritet të vazhdojë me Liverpoolin

- Bota Sot

Salah pritet të vazhdojë me Liverpoolin

Mohamed Salah është shumë pranë nënshkrimit të një kontrate të re me Liverpoolin, me marrëveshjen që tashmë ndodhet në fazat përfundimtare.

Klubi është i sigurt se gjithçka do të përfundojë së shpejti dhe se egjiptiani do të vazhdojë të jetë pjesë e “The Reds”.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se rinovimi i Salah është vetëm çështje kohe, ndërkohë që edhe situata me kapitenin Virgil van Dijk është pozitive.

Mbrojtësi holandez ka deklaruar së fundmi se bisedimet për vazhdimin e kontratës po ecin mirë dhe janë në rrugë të mbarë.

Salah, i cili ka qenë një figurë kyçe për sukseset e Liverpoolit në vitet e fundit, pritet të vazhdojë aventurën e tij në “Anfield”, duke sjellë qetësi për tifozët që presin me padurim konfirmimin zyrtar.

Me të dy yjet që ka shumë gjasa të qëndrojnë në klub, Liverpooli duket i vendosur të ndërtojë një të ardhme solide, duke mbajtur në skuadër lojtarët më të rëndësishëm.



Read it all at Bota Sot