Struga Trim Lum sqaron incidentin

- Bota Sot

Struga Trim Lum sqaron incidentin

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum, ashtu siç i ka hije një klubi, ka sqaruar për mrekulli një incident e duke hedhur poshtë të gjitha spekulime se kinse nga Shkëndija ka ndodhur ky incident.

“Sqarojmë opinionin publik se incidenti i shkaktuar sot ndaj lojtarit tonë Marjan Radeski pas ndeshjes kundër Shkëndijës edhe pas sqarimit të vet lojtarit në organet e rendit, nuk ka lidhje aspak me futbollin në përgjithësi apo aq më pak me KF Shkëndija e Tetovës e as me tifozërinë. 

Gjejmë rastin të falenderojmë ekipin pritës, që si gjithmonë kujdeset për mikpritjen e klubit, kryesisë dhe tifozoërisë sonë. 
Gjithashtu, bëjmë thirrje edhe për mediat të kenë përgjegjësi shtesë në të gjitha lajmet ku preket integriteti i secilit pa u komfirmuar mirë burimet e informacioneve
”, reagon KF Struga Trim Lum.

Struganët sot fituan me rezultat 2:1 në Tetovë ndaj Shkëndijes, në ndeshjen e parë të gjysmëfinale së Kupës së Maqedonisë së Veriut.



Read it all at Bota Sot