Myrto Uzuni bëhet me makinën e parë në Amerikë

- Bota Sot

Myrto Uzuni bëhet me makinën e parë në Amerikë

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Myrto Uzuni është bërë me makinën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uzuni ka marrë një dhuratë nga marka e njohur e makinave, Audi.

Kjo dhuratë vjen për shkak se Audi është sponsor i klubit FC Austin, aty ku tashmë Uzuni po luan.

Kujtojmë që gjatë afatit të janarit, Uzuni u transferua në ekipin amerikan nga Granada e Spanjës.



Read it all at Bota Sot