UEFA godet rëndë Cërvena Zvezdën për provokimet në ndeshjen ndaj skuadrës zvicerane

- Bota Sot

UEFA godet rëndë Cërvena Zvezdën për provokimet në ndeshjen ndaj skuadrës zvicerane

Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) e ka gjobitur ekipin famëkeq Cërvena Zvezdën e Beogradit për incidentet gjatë një ndeshjeje të Champions League.

Skuadra serbe u ndëshkua për sjelljen e tifozëve të saj gjatë ndeshjes jashtë fushe kundër Young Boys në raundin e fundit të Champions League më 29 janar.

Ata u gjobitën për përdorim piroteknikash, sjellje raciste dhe dërgim të një mesazhi që nuk ishte i përshtatshëm për ngjarje sportive.

Në deklaratën zyrtare thuhet se klubi nga Beogradi është gjobitur me 20,000 euro, si dhe i është ndaluar shitja e biletave për tifozët e tij për ndeshjen e tyre të radhës jashtë fushe në ndeshjen e tyre zyrtare evropiane.

Ndalimi i shitjes së biletave është i kushtëzuar për një periudhë dyvjeçare.

Po ashtu Zvezda u gjobit gjithashtu me 6,750 euro për procesionin me pishtarë, si dhe 27,500 euro për mesazhin e papërshtatshëm, pra, gjithsej - 54,250 euro.



Read it all at Bota Sot