Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut

- Bota Sot

Gjendet i vdekur i riu që u raportua i zhdukur në Malet e Pashtrikut

Është gjetur i vdekur i riu i cili ishte raportuar i zhdukur tash e disa ditë në Malet e Pashtrikut.

Lajmin pe ka konfirmuar Mentor Maloku, nënkryetar i Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës.

“Bisedova me komandantin e policisë atje. Po, mund t’ua konfirmojmë se i njëjti është gjetur i vdekur sot”, tha ai.

Ajet Lleshi ishte shpallur i zhdukur nga familja që nga e diela e kaluar.

Në kërkim të tij ishin angazhuar shumë forca policore, banorë të zonës, por edhe ekipe të kërkim shpëtimit nga Kosova.

Po ashtu në operacionin e kërkimit ishin përdorur edhe dronë edhe helikopterë.



Read it all at Bota Sot