Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?

- Bota Sot

Pse Lewandowski feston golat kundër Dortmundit dhe kërkon ndjesë kur shënon kundër Bayern?

Një rregull i pashkruar në futboll thotë se futbollistët nuk duhet të festojnë kur shënojnë kundër ish-skuadrave të tyre.

Përjashtime, megjithatë, ka.

Këtë mesjavë, Robert Lewandowski nuk ngurroi të festojë golat e tij kundër Borussia Dortmundit në Champions League. Tifozët verdhezi u tërbuan nga veprimi i polakut.

Ajo që ngre dyshime është se Lewandowski nuk ka festuar kur ka shënuar kundër Bayern, gjithashtu ish-skuadër ku ai ka luajtur për shumë vite.

Arsyeja e këtij diferencimi mbase janë sukseset. Në Dortmund, Lewandowski ka luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2014, ku ka fituar dy herë titullin kampion dhe një herë Kupën e Gjermanisë

Nga viti 2014 deri në vitin 2022, Lewandowski ka luajtur te Bayern. Gjithsej, 4 vite më shumë se në Dortmund. Lewandowski ka fituar 8 tituj kampionë si bavarez, 3 Kupa të Gjermanisë dhe 1 Champions League.

Si lojtar i Bayern, ai është shpallur lojtari i vitit nga FIFA në 2020 dhe 2021.



Read it all at Bota Sot