‘Trainkos’ në shënjestër të sulmeve kibernetike: Jemi duke punuar intensivisht për ta rikthyer faqen

- Bota Sot

‘Trainkos’ në shënjestër të sulmeve kibernetike: Jemi duke punuar intensivisht për ta rikthyer faqen

Faqja zyrtare e ndërmarrjes publike Hekurudhat e Kosovës “Trainkos” është bërë shënjestër e një serie sulmesh kibernetike nga jashtë, të cilat kanë ndikuar në funksionimin normal të sistemit online.

Në një njoftim të publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, Trainkos bëri të ditur se ekipi i teknologjisë së informacionit është duke punuar me intensitet për të rikthyer faqen në funksion dhe për të garantuar sigurinë e të dhënave.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se aktualisht faqja zyrtare e ndërmarrjes Trainkos po përballet me sulme të njëpasnjëshme kibernetike të jashtëme, i cili ka ndikuar në funksionimin normal të sistemit tonë online. Ekipi ynë i IT-së është duke punuar intensivisht për ta rikthyer faqen në funksion sa më parë që të jetë e mundur dhe për të garantuar sigurinë e të dhënave dhe shërbimeve tona. Ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju sigurojmë se jemi duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të adresuar situatën”, thuhet në njoftim.

Një situatë e ngjashme është raportuar edhe nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), e cila ka njoftuar për sulme të përsëritura ndaj uebfaqes së saj, që sipas tyre, sulmet kanë origjinë të dyshuar nga grupe kibernetike të lidhura me rrjete ruse dhe serbe.



Read it all at Bota Sot