Shkëmbi ka gati planin “B” të Tiranës

- Bota Sot

Shkëmbi ka gati planin “B” të Tiranës

Te Tirana kanë harruar taktikat. Qëllimi kryesor është ana psikologjike dhe në dyshim do të jetë Emanuel Ernest.

Stafi ende nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për lojtarin, nëse do ta sakrifikojnë apo jo liberianin. Me Ernestin jashtë, Bledi Shkëmbi pritet të gjejë zgjidhjen brenda skuadrës.

Kështu, në ekip kthehet Rafael, ndërsa Smaçi ulet në stol.

Nga ana tjetër, në vend të Ernest mund të luajë një prej dyshes Prengaj-Gjumsi. Pjesa tjetër e skuadrës është e njëjtë si në takimet e tjera.

Selmani e nis nga porta, më pas Kola, Dembele, Mici. Në mesfushë, Vera, Soler, Rafael dhe Përgjoni. Në sulm Ernest, Zharmuni në qendër dhe më pas Ndreca. Në mungesë të Ernest mund të luajë njëri nga Prengaj-Gjumsi. Kujtojmë që Tirana këtë sezon nuk ka mundur dot të fitojë në Korçë.

DËMTIMET – Pesë lojtarë do t’i mungojnë Tiranës ndaj Skënderbeut, ndërsa problemi kryesor është Emanuel Ernest. Bëhet fjalë për Ismajlin, Abah, Markun dhe Metën të dëmtuar. Sinjale të mira ka për Metën dhe Ismajlin, të cilët mund të jenë gati vetëm javën e fundit të kampionatit.

Rafael i pezulluar prej kartonëve, kthehet në Korçë. Dihet tashmë që te Tirana, për punë pezullimi, rrezikojnë, Meta, Prengaj, Selmani dhe Smaçi. Tirana do të luajë edhe tri takime në Kategorinë Superiore.



Read it all at Bota Sot