Publikohen pamjet: Edhe pse ishin dorëzuar, rusët ekzekutuan në mënyrën më mizore katër ushtarët ukrainas

- Bota Sot

Publikohen pamjet: Edhe pse ishin dorëzuar, rusët ekzekutuan në mënyrën më mizore katër ushtarët ukrainas

Ushtarët ukrainas që ishin zënë dhe nxjerr nga rrënojat e një shtëpie nën kërcënimin e armëve – ku një ushtar shihej duke u dorëzuar prapa trupave ruse dhe qëndron i shtrirë me fytyrë në bar – është ekzekutuar në mënyrën më mizore.

Dy dronë – njëri i ukrainasve dhe tjetri i rusëve, filmoi skenat nga larg në fshatin Piatykhatky në jug të Ukrainës.

Associated Press ka arritur të sigurojë të dy videot, që ofrojnë versione të ndryshme të asaj se çfarë ka ndodhur më pas.

Pamjet e dronit ukrainas që i ka siguruar AP nga zyrtarët ushtarakë evropianë, shfaq ushtarët me uniformë ruse duke qëlluar mbi katër ushtarët ukrainas që ishin shtrirë me fytyrë në tokë – ku njëri prej tyre mbetet pa kokë nga të shtënat.

“Nga shumë raste e ekzekutimeve që i kemi parë nga 2023, është një nga rastet më të fundit”, tha Rollo Colling nga Qendra e Informimit, një grup me seli në Londër i specializuar për hetime vizuale dhe analizim të videove.



Read it all at Bota Sot