Lyoni dhe Manchester Utd u ndanë baras (2:2) në ndeshjen e parë të çerekfinales së Europa League në futboll.
Rezultat i mirë për skuadrën angleze, të cilës i jep një mundësi të artë që në ndeshjen e kthimit me fitore të shkojë më tej.
Dramë në minutën e fundit, Manchnester Utd avancoi por u barazua mënjëherë rezultati.
Për vendasit ka shënuar Almada (26), Cherki (90+5’) dhe për Manchester Utd Yoro (45+5) e Zirkzee (88’).
Lyonin e pret punë e madhe pas një jave në terrenin e nxehtë në “Old Trafford”.