Vetëm një titullar rikuperohet për sfidën e kthimit

- Bota Sot

Vetëm një titullar rikuperohet për sfidën e kthimit

Në stadiumin “Allianz Arena” ishin tre lojtarë të dëmtuar në radhët e Interit: Zielinski, Taremi dhe Damfris.

Asnjë nga të tre nuk do t’ia dalë që të jetë në fushë për sfidën e kthimit, edhe pse sulmuesi iranian ka ndonjë shpresë të vogël.

Polaku nuk do të kthehet në fushën e lojës këtë muaj, por vetëm në fillim të majit.

Damfris, që në fakt kishte më shumë shpresë sesa të tjerët pati një tjetër problem gjatë rikuperimit dhe kjo do të thotë se do të qëndrojë ende disa ditë jashtë fushave të lojës me objektivin për të qenë në fushë për derbin e kthimit ndaj Milanit. Edhe kjo ndeshje në fakt është në rrezik.

Taremi nuk ia del dot për Kaljarin, kështu që shpesat janë që ndoshta mund ta shohim në stol për sfidën me Bajernin.

Në fund ka edhe një diskutim për Dimarkon.

Anësori i majtë ishte rregullisht në pankinë, por jo në formë optimale. Inzagi vendosi që ta ruante edhe një herë për ta rikuperuar plotësisht për sfidën e kthimit.

Ai është stërvitur veçmas edhe ditën e djeshme, por ka shpresa që mund t’ia dalë të jetë në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Bajernit.



Read it all at Bota Sot