Portieri i njohur shqiptar, Etrit Berisha është bërë me skuadër të re pas një pauze tejet të gjatë.
Berisha ka nënshkruar kontratë me klubin nga Suedia, BK Hacken deri në fund të këtij sezoni.
“Ndihem mirë të kthehem te Allsvenskan dhe te një klub si BK Häcken që ka potencial të mirë dhe shumë lojtarë të mirë”, thotë Etrit Berisha.
Berisha e njeh shumë mirë ligën e Suedisë pasi në të kaluarën kishte luajtur në ekipin U19 të Kalmarit.