Po rëndohet gjithnjë e më shumë situata e Dukagjinit të Klinës.
Dukagjini në vatër të vet ka pësuar fiasko me rezultat 4:0 nga kampioni në fuqi, Ballkani i Therandës, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Mysafirët treguan angazhim e lojë të mirë dhe si fryt i kësaj është edhe fitorja e thellë ndaj Dukagjinit të kryetrajnerit Ismet Munishi.
Golat për Dukagjinin i kanë realizuar Adetunji në minutën e 4-të të 32-të dhe Tolaj në minutën e 49-të e të 65-tën.
Ballkani përforcon pozitën e 2-të me 50 pikë e Dukagjini renditet në të 7-tin me 35 sosh.