Skuka dhuron spektakël në kampionatin rumun

- Bota Sot

Skuka dhuron spektakël në kampionatin rumun

Xhuliano Skuka po “abonohet” me golin në elitën e futbollit rumun.

Sulmuesi 26-vjeçar, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Poli Iasit në duelin ndaj Gloria Buzaut.  

I aktivizuar si titullar, vetëm 3 minuta, i mjaftuar futbollistit dibran për të tundur rrjetën, duke i dhuruar avantazhin skuadrës së tij në transfertë.

Ish-sulmuesi i Partizanit, përfitoi nga një top i kthyer gabim nga një prej mbrojtësit kundërshtar, teksa me një parabol fantastik brenda zonës, arriti të mposhte portierin kundërshtar.  

Ky është goli i dytë në 7 ndeshje për Skukën me fanellën e Poli Iasit në kampionatin elitar të Rumanisë. Sulmuesi duket se po fiton gradualisht besimin e drejtuesve, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm.



Read it all at Bota Sot