Guardiola: Pozita në tabelë zhgënjyese, por mund të ishte edhe më keq

- Bota Sot

Guardiola: Pozita në tabelë zhgënjyese, por mund të ishte edhe më keq

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka pranuar se pozita aktuale e skuadrës në tabelë nuk është ajo që është shpresuar, por ai e ka vlerësuar qëndrueshmërinë e skuadrës në një sezon të mbushur me lëndime.

City momentalisht renditet në vendin e gjashtë në Premier League me pesëdhjetë e dy pikë, vetëm një më pak se Chelsea që mban pozitën e katërt, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u zhvilluar. 

“Pozita në tabelë është zhgënjyese, por mund të ishte edhe më keq. Lëndimet kanë ndodhur gjatë gjithë sezonit, jemi përshtatur. Jam i lumtur me mënyrën se si e kemi menaxhuar situatën dhe ku ndodhemi tani”, ka deklaruar Guardiola. “Sfida është të kualifikohemi në Champions League sezonin e ardhshëm. Na presin ndeshje të vështira në shtëpi. Nesër kemi përballë një skuadër që është në formë të jashtëzakonshme muajt e fundit. Crystal Palace është gjithmonë një kundërshtar i vështirë këtu. Kam shumë respekt për trajnerin Oliver Glasner dhe mënyrën se si ata luajnë, kanë talent dhe fizik. Por ne duhet të jemi optimistë për ta mbyllur mirë këtë sezon”.

Në lidhje me merkaton e verës, Guardiola ka treguar detaje, por ka konfirmuar se klubi është aktiv në prapaskenë për të përforcuar skuadrën, sidomos pas paralajmërimit të largimit të Kevin De Bruyne në fund të sezonit.

“Nuk e di çfarë do të ndodhë në verë”, ka thënë Guardiola. “Sigurisht që klubi po punon, por nuk do të kemi dyzet e pesë lojtarë në skuadër, kjo nuk është e qëndrueshme për gjendjen emocionale të ekipit. Përveç Kevin, të gjithë kanë kontratë dhe do të shohim si do të sillen, si do të jetë situata jonë. Do ta shohim”.



Read it all at Bota Sot