Real Madridi po bëhet gati për të marrë një vendim strategjik për afatin kalimtar të verës: ndarjen e rrugëve me David Alaban për të liruar listën e pagave dhe për të krijuar fonde të mjaftueshme për nënshkrimin e Dean Huijsen.
Klubi madrilen, i vetëdijshëm për nevojën e ripërtrirjes së mbrojtjes, e sheh lojtarin e Bournemouthit si një mundësi shumë të mirë për të ardhmen.
Si 32-vjeçar, Alaba ka qenë një figurë kyçe në dhomat e zhveshjes së Real Madridit që nga ardhja e tij në vitin 2021, por lëndimet e shpeshta dhe paga e tij e lartë, e vendosin atë në listën e largimeve.
Pagat e tij, një nga më të lartat në skuadrën madrilene, kalojnë mbi 20 milionë euro për sezon, një shumë që klubi e sheh të paqëndrueshme nëse dëshiron të ndërmerr ‘operacione’ gjatë merkatos verore.
Menaxhmenti sportiv veçse ka nisur eksplorimin e destinacioneve të mundshme për mbrojtësi austriak, me ekipe nga liga saudite dhe MLS që po shfaqin interesim.
Edhe pse nuk pritet një shumë e madhe nga transferimi i tij, ruajtja e parave të pagës së tij dhe hapësira në skuadër, do ta justifikonte largimin e tij.
Ndërkohë, Huijsen, i cili ka shkëlqyer në Premierligë këtë sezon, vlerësohet në shumën e 50 milionë paundëve, një çmim që Madridi është i gatshëm ta paguajë, nëse finalizohet një marrëveshje për largimin e Alabas.
Spanjolli i ri u trajnua në Itali me rrënjë holandeze dhe përshtatet perfekt në profilin e lojtarit që po e kërkon Real Madridi.
Me këtë plan, Real Madridi jo vetëm që synon të sigurojë një zëvendësim të mirë, por gjithashtu e konsolidon projektin për të ardhmen e afërt, duke qenë konkurrues në të gjitha kompeticionet.