Kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve? Rio Ferdinand befason me emrin e skuadrës

- Bota Sot

Kush do ta fitoj Ligën e Kampionëve? Rio Ferdinand befason me emrin e skuadrës

Kur jemi shumë afër përfundimit të sezonit futbollistik, vëmendja kryesore si çdoherë është Liga e Kampionëve.

Kanë mbetur tetë skuadra të cilat po luftojnë për titull, ku tashmë kanë përfunduar ndeshjet e para çerekfinale dhe të marten e të mërkuren do të mësohen emrat e skuadrave gjysëmfinalisteve.

Barcelona, Arseanl, Real Madrid, Inter, Bayern Munich, Borusia Dortmund, PSG dhe Aston Villa janë në garë për trofeun e Champions League.

E ish-legjenda e Manchester United dhe kombëtares angleze, Rio Ferdinand, i cili aktualisht është analist sportiv, është pyetur se cila prej tyre do të jetë fituse e Ligës së Kampionëve.

Ai befasoi duke thënë se ky trofe do të jetë në duart e skuadrës franceze, PSG.

“Ajo që pashë kundër Aston Villa ishte një ekip me autoritet, disiplinë dhe dhunti gjithashtu. Ata kontrolluan ndeshjen.

Nuk ishte thjesht një demonstrim i talentit individual, ishte një demonstrim ekipor.

Skuadrën e PSG-së e shoh si favoritin e madh për momentin. Mënyra se si unë i pashë ata të shtypnin Liverpoolin në dy këmbë dhe më pas dominonin total kundër Aston Villas, duke marr plotësisht kontrollin e lojës.”, deklaroi Ferdinand për TNT Sports.



Read it all at Bota Sot