Alexander Isak mund të jetë protagonisti i një prej lëvizjeve më të bujshme në afatin kalimtar të ardhshëm në Premier League.
Sulmuesi suedez i Neëcastle ka ngjallur interesin e Liverpoolit, që e kanë vendosur atë në krye të listës së tyre të prioriteteve për të përforcuar repartin ofensiv.
Kontaktet nga “Anfield” tashmë kanë filluar dhe, sipas burimeve pranë klubit, ata do të ishin të gatshëm të ofronin një shumë rreth 150 milionë euro, raporton “Fichajes”.
Paraqitjet e ish-lojtarit të Real Sociedad nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Me një përzierje fuqie, cilësie dhe aftësie për të shënuar gola, Isak është afirmuar si një nga pikat më të plota të referencës në sulm në kampionatin anglez.
Kontributi i tij për “Magpies” ka qenë jetik për të mbajtur skuadrën në garë për vendet europiane, gjë që ka rritur edhe më shumë vlerën e tij në treg.
Neëcastle nuk ka asnjë qëllim të negociojë lehtë, duke qenë të vetëdijshëm se kanë në dispozicion një element kyç në skemën e tyre.
Megjithatë, një ofertë e kësaj madhësie mund t’i ndryshojë planet bordit drejtues. Investimi fillestar për sulmuesin ishte i konsiderueshëm, por fitimi potencial nga shitja e tij do të ishte historik për klubin nga veriu i Anglisë.
Gjithashtu, dëshira e lojtarit mund të ketë peshë të madhe, nëse ai e sheh me sy pozitiv kalimin te një klub me më shumë ambicie.
Nga ana tjetër, Liverpool po përgatit terrenin për një rinovim të mundshëm të repartit ofensiv në epokën pas Klopp.
Isak do të përshtatej në mënyrë perfekte me profilin e një lojtari të ri, por me përvojë, i aftë për të udhëhequr sulmin e “Reds” për shumë vite. Optimizmi mbizotëron në zyrat e Anfield-it, megjithatë ata e pranojnë se ky operacion do të kërkojë durim, ambicie dhe një ofertë që vështirë se mund të refuzohet nga të gjitha palët e përfshira.