Broja luan si titullar pas pak në Premier League

- Bota Sot

Broja luan si titullar pas pak në Premier League

Armando Broja do të luajë si titullar në sfidë e Evertonit ndaj Noittingham, në transfertë.

Trajneri David Moyes kërkon rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë dhe ka vendosur të hedhë nga minuta e parë sulmuesin shqiptar.

Broja ka kaluar plotësisht dëmtimin e tij dhe tani shpreson të lërë shenjë në kampionatin anglez. 23-vjeçari ka marrë besimin e plotë nga stafi teknik dhe synimi është ta shpërblejë me gol dhe paraqitje të shkëlqyer në fushë.

Ndeshja Nottingham-Everton, e vlefshme për javën e 32-të në Premier League, do të luhet pas pak, duke nisur nga ora 16:00.



Read it all at Bota Sot