Xhefri Monkada foli për “SkySport” në kuadër të Udineze-Milan. Ai bëri bilance në lidhje me situatat e disa lojtarëve, por nuk ngurroi të tregonte se si po vijojnë kërkimet për drejtorin sportiv, rol për të cilin Igli Tare është kandidati kryesor. Në vijim edhe të gjitha komentet e drejtorit teknik të “Djallit”.Si e gjykoni punën e ekipit?
Skuadra me trajnerin kanë punuar me një mbrojtje me 3 lojtarë gjatë gjithë javës, por Milani zakonisht del rezulton me një mbrojtje me 3 lojtarë, edhe kur Uoker luan në vend të Tomorit për t’i lënë më shumë hapësirë Teos në anën tjetër. Pra, nuk është një modul krejtësisht i ndryshëm.
Mbrëmje e veçantë për Menjanë. Sa larg jeni me rinovimin?
Viti i kaluar në Udine ishte një situatë e vështirë. Kemi folur shumë me të gjatë javës, i kishim thënë që të fokusohet vetëm te sfida. Sa për kontratën, ne po flasim, po komunikojmë, por për momentin ndeshjet janë më të rëndësishme. I njëjti diskutim vlen për Reijndersin që përflitet për largim. Ju siguroj se do të qëndrojë te Milani.
Abraham dhe Joviç kanë dhënë përgjigjen pozitive…
Është e rëndësishme të kesh shumë lojtarë që shënojnë, ndaj duhet të përdoren në kohën e duhur. Jam shumë i lumtur me sulmuesit tanë, ata punojnë shumë për ekipin dhe me Udinezen ishte momenti i Joviçit. Mendoj se e meritoi pasi pati shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit.
A do t’i rikthehet të qenit një drejtues për zbulimin e talenteve pasi Milani të ketë gjetur drejtorin e ri sportiv?
Roli im nuk është i rëndësishëm, por është më e rëndësishme të punoj mirë për klubin. Roli im nuk ka rëndësi. Unë ende bëj zbuluesin, shkoj të shikoj ndeshje, jam me ekipin, gjatë javës bëj shumë gjëra për klubin.