Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në Therandë, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Skuadra me renome ka importuar tre pikë duke i shkaktuar humbje të thellë me rezultat 4:0 Suharekës.
Kryetrajner i ri Arsim Thaçi, Prishtina me tjetër fytyrë dhe bindëse.
Në minutën e 39-të Ardian Limani shënoi me kokë në këndin e djathtë të poshtëm pas asistimit të Arbnor Mujës.
Në minutën e 51-të Dion Gallapeni me një depërtim mjeshtëror e goditje të fortë ka shënuar për 0:2.
Në minutën e 66-të, futbollisti Ardian Limani ka shënuar gol me kokë për 0:3.
Prishtina ngritet në vend të katërt me 38 pikë e Suhareka renditet në të tetin me 32 sosh.