Ernest Muçi i pafat në përballjen e sotme

- Bota Sot

Ernest Muçi i pafat në përballjen e sotme

Lajme të këqija për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho ditën e sotme.

Aktualisht po zhvillohet përballja mes Besiktasit dhe Basaksehirit e vlefshme për javën e 31-të të Superligës Turke.

Ernest Muçi e nisi përballjen si titullar që nga minuta e parë këtë sfidë, por shumë i pafat.

Fantazisti i Kombëtares shqiptare ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga fusha e lojës në minutën e 27-të.

Bëhet fjalë për një tërheqeje muskulare që Muçi ka pësuar dhe u zëvendësua nga Joao Mario. Ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të 24-vjeçarit, por do të kuptohet në përfundimin e takimit.



Read it all at Bota Sot