Protestat e Egnatias për penalltinë e Partizanit, vëzhguesi i FSHF shpjegon

- Bota Sot

Protestat e Egnatias për penalltinë e Partizanit, vëzhguesi i FSHF shpjegon

Ndeshja mes Partizanit dhe Egnatias është vendosur nga një penallti e kontestuar gjatë nga rrogozhinasit, me trajnerin Tetova i cili edhe pas sfidës u shpreh kundër vendimit të kryesorit Eldorjan Hamiti.

Por sipas Klajdi Kolës, ish-gjyqtarit i cili bën njëkohësisht moviolistin e RTSH-së dhe vëzhguesin e FSHF-së për ndeshjet e Superiores, ndërkombëtari nuk ka gabuar në vendimin që ka dhënë në favor të Partizanit.

“Pretendim i Partizanit për 11-metërhs, vërshëllime e Hamitit që në fushë, shikoni sa afër është.

Kemi diskutuar që në javët e mëparshme që kur kemi hapje të këmbës nga ana e sulmuesit, kemi të bëjmë me faull në favor të mbrojtësit. Por ky rast nuk është i tillë. Sepse Kote nuk është se ka zgjatur këmbën,.

Ai në tentativën e tij, i cili luan i pari topin, me këmbën e mbledhur dhe jo të zgjatur, vihet në zotërim të topit dhe më pas është mbrojtësi i cili vjen nga pas dhe në pakujdesi e sipër shkakton pengim ndaj tij dhe faullin ndaj Kotes.

Shihni pozicionimin e arbitrit, nuk ka pasur nevojë fare për ndërhyrjen e sistemit VAR sepse është. Sido që të ishte, edhe po ta kishte gabuar, është arbitri ai që e vlerëson këtë rast dhe për shkak të pozicionit të tij, kemi të bëjmë me 11-metërsh”, tha Kola.



Read it all at Bota Sot