Otrant Olimpik fiton tre pikë shpresëdhënëse

- Bota Sot

Otrant Olimpik fiton tre pikë shpresëdhënëse

Skuadra shqiptare Otrant Olimpik nga Ulqini ndali tre pikë domethënëse në stadiumin e Tuzit.

Një fitore me mund të madh por mbi të gjitha janë fituar tre pikë shpresëdhënëse.

Skuadra shqiptare e mposhti me rezultat 2:1 Petrovacin, në takimin e javës së 29-të të Kampionatit të Malit të Zi.

Për Otrant shënuan Aleksandar Kapisoda (autogol -50’), Aleksa Golluboviq (autogol -61’) dhe për Petrovacin Aleksandar Kapisoda (10’).

Damir Lulanoviq (portier i Otrant Olimpik) në minutën e 44-të ka pritur penalltinë e Adnan Bashiqit.

Otrant Olimpik është në vend të fundit me 26 pikë apo tre më pak se i parafundit (i nënti) Jezeri por kjo e fundit ka një takim më pak dhe Petrovac renditet në pozitën e dytë me 52 pikë.



Read it all at Bota Sot