Ademi shënon për fitoren e Dinamos ndaj Osijekut

- Bota Sot

Ademi shënon për fitoren e Dinamos ndaj Osijekut

Futbollisti i shqiptar, Arijan Ademi, i dha fund serisë së tij pa gola që nga fundi i janarit duke shënuar në ndeshjen kundër Osijekut për fitoren 2:0 të Dinamo së Zagrebit.

Kjo ishte ndeshja e javës së 29-të e kampionatit kroat.

Kapiteni i Dinamos shënoi në minutën e 69-të, vetëm 15 minuta pasi u fut në lojë, duke konfirmuar fitoren shumë të rëndësishme të klubit të tij, e cila i dha fund edhe serisë prej dy ndeshjesh pa fitore.

Arbër Hoxha u fut në minutën e 77-të për dinamovitët duke shijuar fitoren.

Jon Mersinaj u paraqit standard për Osijekun, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 38-të dhe në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua.

Dinamo renditet në vend të tretë me 49 pikë e Osijeku në të 8-tin me 31 sosh.



Read it all at Bota Sot