Shqipëria fiton falë “ruletës ruse” ndaj Gjeorgjisë

- Bota Sot

Shqipëria fiton falë “ruletës ruse” ndaj Gjeorgjisë

Startoi sot turneu “UEFA Development” U-16 për vajza, me dy ndeshjet e para të zhvilluara në “Shtëpinë e Futbollit”. Kombëtarja shqiptare U-16 për vajza e nisi me fitore këtë turne, duke mposhtur Gjeorgjinë pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga penalltitë vajzat kuqezi u treguan më të sakta, duke fituar me rezultatin 5-4.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj, Reiana Jahelezi, Marina Rushaj, Besiana Gola, Aldisa Kronaj, Agnesa Mehmeti, Albana Malaj, Amalie Abazi, Kalomira Ndreu dhe Kejsi Demiraj.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 26-të me golin e realizuar nga Kejsi Demiraj, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Gjeorgjia barazoi rezultatin në minutën e 48-të me anë të Nato Gutikashvilit. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, ndeshja u vendos nga penalltitë, ku portierja Ambra Reshiti priti penalltinë e fundit dhe i dha fitoren Shqipërisë.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut barazuan gjithashtu 1-1 në kohën e rregullt. Nga penalltitë, skuadra maqedonase u tregua më e saktë dhe fitoi me rezultatin 4-2.

Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development” U-16 për vajza do të luhen më 15 prill; Maqedoni e Veriut – Gjeorgji në orën 11:30 dhe Shqipëria – Bullgaria në orën 15:00. Turneu do të mbyllet më 18 prill me dy sfidat e fundit: Gjeorgji – Bullgari në orën 11:30 dhe Shqipëri – Maqedoni e Veriut, në orën 15:00.



Read it all at Bota Sot