Donat Rrudhani, ka shënuar gol dhe ka asistuar ndaj ish-skuadrës së tij, Young Boys.
Luzerni të dielën e fitoi derbin ndaj Young Boysit me rezultatin e thellë, 5:0.
Kjo ndeshje i takoi javës së 32-të të elitës së futbollit zviceran.
Rrudhani e ndihmoi Luzernit në fitoren e thellë me një gol dhe një asistim.
Reprezentuesi i Kosovës, Rrudhani, e realizoi golin e tretë në minutën e 46-të.
Asistimin e bëri te goli i pestë që e realizoi Kevin Spadanuda në minutën e 71-të.
Ai luajti deri në minutën e 81-të dhe ishte më i dalluari.
Për 25-vjeçarin Rrudhani ishte goli i tetë këtë edicion. Krahas tetë golave ka edhe pesë asistime.
Tek Young Boysi, Kastriot Imeri, u paraqit nga minuta e 66-të.
Rrudhani pikërisht nga Young Boysi u huazua te Luzerni deri në përfundimin e këtij sezoni.
Luzerni ka 51 pikë dhe e zë vendin e tretë. Young Boysi ka një pikë më pak në pozitën e katërt.