Salah futet në historinë e Premier League

- Bota Sot

Salah futet në historinë e Premier League

Mohamed Salah e feston në mënyrën më të mirë rinovimin e kontratës me Liverpool, duke shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e Premier League.

Sulmuesi egjiptian dhuroi një asist për Luis Diaz në fitoren ndaj West Ham, duke u bërë kështu lojtari me më shumë kontribute në gola gjatë një sezoni të vetëm në kampionatin anglez.

Me 28 gola të shënuar dhe 17 asiste, Salah ka qenë i përfshirë në plot 45 gola, duke lënë pas Erling Haaland-in (44 gola/asiste dy sezone më parë) dhe legjendën Thierry Henry (sezoni 2003-2004).

Rekordi vjen në një moment mjaft të veçantë për “faraonin” e Liverpool-it, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2027. Me disa ndeshje ende për t’u luajtur këtë sezon, Salah ka mundësinë ta çojë këtë rekord edhe më lart.



Read it all at Bota Sot