Simeone lavdëron anglezin për përshtatjen në Spanjë

- Bota Sot

Simeone lavdëron anglezin për përshtatjen në Spanjë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka vlerësuar lart paraqitjet dhe përshtatjen e mesfushorit anglez Conor Gallagher, i cili i ishte bashkuar skuadres spanjolle para fillimit të këtij sezoni nga Chelsea .

Njëzet e pesë vjeçari kishte ardhur në Madrid pasi trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, e kishte konsideruar të tepërt në projektin e tij. Megjithatë, te Atletico ai ka gjetur hapësirë dhe besim, duke shfaqur cilësi që kanë lënë përshtypje te tekniku argjentinas.

Kur mendojmë për të, na vjen në mendje rinia, energjia dhe intensiteti i tij në lojë. Ka gjithashtu një goditje të fortë”, ka deklaruar Simeone në konferencën për shtyp para ndeshjes së së hënës kundër Real Valladolid.

Gallagher ka luajtur në disa pozita në mesfushë dhe është shquar për kontributin e tij në presing, në detyrat mbrojtëse si dhe për depërtimet e tij në zonën kundërshtare. 

“Nuk është kurrë e lehtë për lojtarët që vijnë nga Anglia të përshtaten me kampionatin spanjoll. Ai ka konkurruar shumë mirë në disa pozita dhe në role që nuk janë ndër më të rehatshmet për të”, ka shtuar ai.

Trajneri i Atletico ka thënë se Gallagher ka hapësirë të madhe për zhvillim dhe se është një lojtar që sjell intensitet të lartë në të dyja fazat e lojës, sulmuese dhe mbrojtëse. 

Atletico Madrid aktualisht mban vendin e tretë në La Liga, dhjetë pikë pas liderit Barcelona, e cila gjithashtu e kishte eliminuar atë në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.



Read it all at Bota Sot