Kur kanë mbetur disa orë para fillimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, partia fituese e zgjedhjeve duket se ka humbur një votë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se, Emilia Redzepi nuk do të votojë kandidatin e propozuar nga Vetëvendosje.
Redzepi është indinjuar nga marrëveshja e sotme e Kurtit që ka arritur me Duda Baljen, të cilës thuhet se i ka premtuar postin e ministres.
Indeksonline e ka kontaktuar Redzepin për këtë vendim të befasishëm, të cilin ajo nuk e ka mohuar.
“Ka diçka në këtë. Nesër e shihni më mirë”, ka thënë ajo për Indeksonline.
Në rast se Redzepi e partisë boshnjake nuk e voton, Kurti në asnjë matematikë nuk do të mund të zgjedhë nesër kryeparlamentarin e ri