Camavinga euforik

- Bota Sot

Camavinga euforik

Pas fitores 1-0 ndaj Alaves, mesfushori i Real Madrid, Eduardo Camavinga, ka folur për kanalet zyrtare të klubit në prag të ndeshjes që “los blancos” do të luajnë të mërkurën në Champions League ndaj Arsenal.

“Topçinjtë” fituan 3-0 në Londër sfidën e parë, ndaj për Real ndeshja e kthimit është një malore e vështirë.

Gjithsesi, Camavinga beson se skuadra mund t’ia dalë mbanë, duke parë edhe shpirtin që tregoi në sfidën e fundit në kampionat.

“Ajo ndaj Alaves është një fitore shumë e rëndësishme dhe na jep besim. Kemi luajtur një ndeshje shumë serioze, madje me 10 lojtarë dhe kjo do të na ndihmojë të përgatitemi për ndeshjen e së mërkurës”, tha francezi.

“Në stërvitje shënoj shumë gola dhe babai më thotë gjithmonë të gjuaj. E bëra, shënova dhe jam shumë i lumtur me fitoren dhe golin. Më jep besim. Ndaj Arsenal duhet të luajmë një lojë shumë serioze”, tha Camavinga.

“Ne duhet të sulmojmë, të bëjmë presing shtypim dhe kemi nevojë për lojtarët më të mirë.

Ne kemi nevojë për të gjithë mbështetjen e tifozëve. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe ne kemi nevojë për të gjithë”, u shpreh Camavinga.



Read it all at Bota Sot