Arsenali “peshkon” në Bundesligë

- Bota Sot

Arsenali “peshkon” në Bundesligë

Arsenali është vënë pas Kingsley Coman në sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Sky Sports Germany”, në orët e fundit drejtuesit e klubit londinez kanë pasur kontakte me përfaqësuesit e Kingsley Coman, sulmuesi francez që pritet të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit.

Francezi ka kërkuar largimin nga Bayern pas dhjetë sezonesh të suksesshme, duke fituar 8 tituj të Bundesligës dhe një Champions League.

Mikel Arteta e sheh Coman si një element kyç për projektin e ri të Arsenalit dhe është gati të bëjë gjithçka për ta bindur sulmuesin të transferohet në “Emirates Stadium”.

Në ditët në vijim pritet një vizitë e një delegacioni nga klubet saudite në Munih për të filluar bisedimet, por edhe një ofertë serioze nga Premier League mund të ndryshojë planet e lojtarit.



Read it all at Bota Sot