Mesnata në hotelin ku Barcelona ka qëndruar para ndeshjes me Dortmundin, nuk ka qenë aspak e qetë.
Tifozët e klubit gjerman janë përkujdesur që t’i prishin gjumin lojtarëve.
Për këtë kanë ndihmuar fishekzjarrët.
Zhurma ishte mjaft e lartë për të shqetësuar këdo, ndërsa sfida do të luhet sot në orën 21:00.
Kjo do të jetë ndeshja e kthimit në çerekfinalen e Champions.
E para në Spanjë u fitua nga Barcelona me rezultatin 4-0.