Inzaghi ka presionin para sfidës me Bayernin

- Bota Sot

Inzaghi ka presionin para sfidës me Bayernin

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka folur për “Sky Sport” në prag të sfidës së kthimit ndaj Bayern Munich, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma në “San Siro”, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Italisë në duelin kthyes kundër ‘Bavarezëve’ hyjnë me avantazhin prej 2-1, të arritur në ndeshjen e parë të zhvilluar një javë më parë në ‘Allianz Arena’.

Megjithatë, tekniku italian mendon se skuadra e tij nuk duhet të bazohet tek rezultati i lojës së parë.

“Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje.

Nuk duhet të marrim parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, por të nisemi nga paraqitja e shkëlqyer që bëmë në Munich”, ka thënë Inzaghi.

“E dimë se për të kaluar në turin tjetër do të duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”, theksoi ai.

Ndeshja mes Interit dhe Bayern Munich fillon në orën 21:00.



Read it all at Bota Sot