Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve

- Bota Sot

Barcelona pretendon një “biletë” për në Botërorin e Klubeve

Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon këtë verë në Shtetet e Bashkuara.

Skuadrat që do të përfaqësojnë Spanjën në SHBA janë Atletico dhe Real Madrid, por, pas përjashtimit të Club Leon, ka mbetur një vend vakant: për momentin dimë 31 nga 32 ekipet e kualifikuara.

Një vend, që sipas rregullave nuk duhet t’i shkonte një skuadre evropiane por që, mund të pretendohet nga Barça në rast të fitores së Champions League (si e ftuar në turne).

Sipas gazetës spanjolle “As”, edhe nëse Barça do të bëhej kampione europe, nuk do të përplaset me FIFA-n që të përpiqet të marrë një “biletë” për në Shtetet e Bashkuara: katalanasit do të kishin dashur të ishin atje, si për prestigjin sportiv, ashtu edhe për çmimin e madh të kompeticionit, por ata nuk e fituan kualifikimin në fushë dhe nuk do ta kërkojnë atë në rrugë “ligjore”.



Read it all at Bota Sot