Manuel Neuer udhëton në Milano

- Bota Sot

Manuel Neuer udhëton në Milano

Inter dhe Bayern do të përballen këtë të mërkurë për të luajtur sfidën e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e UEFA Champions League.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”, nis në orën 21:00.

Bavarezët kërkojnë përmbysjen pas humbjes së papritur 1-2 në shtëpi. Ndërkohë që mungesat në sfidën e kthimit do të pakësohen për skuadrën gjermane, pasi Pavlovic dhe Coman janë rikthyer.

Madje, një tjetër e papritur është Manuel Neuer që udhëton drejt Milanos.

Ai nuk është në listën e lojtarëve të gatshëm, por mbështetja e legjendës gjermane s’kishte si të mungonte në një ndeshje të tillë.



Read it all at Bota Sot