Talenti i futbollit ndahet nga jeta në mënyrë tragjike, reagon Armand Duka

- Bota Sot

Talenti i futbollit ndahet nga jeta në mënyrë tragjike, reagon Armand Duka

Sot shënon një ditë zie në Shkodër, por jo vetëm, edhe në Shqipëri.

Një djalosh 13-vjeçar u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme si pasojë e një aksidenti automobilistik me motorr.

Fabian Shpatit iu ndërpre ëndrra për futbollin përgjysëm me një aksident fatal që i mori jetën.

Për ndarjen nga jeta të 13-vjeçarit, pak më parë ka reaguar dhe klubi i Vllaznisë. 

“Një lajm tragjik ai i ndarjes nga jeta të Fabian Shpatit, djaloshit 13-vjeçar që ëndërronte që një ditë të bëhej futbollist dhe stërvitej dhe luante çdo ditë në akademinë “Djelmnia shkodrane”.

Ëndrra e Fabianit u ndërpre në mes nga një aksident dhe dua, që në emrin tim dhe të Federatës së Futbollit, t’i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së djaloshit, akademisë “Djelmnia shkodrane”, të afërmve dhe miqve me të cilën ai ndante të njëjtën ëndërr.

Prehu në paqe Fabian!”, shkruan presidenti Duka.



Read it all at Bota Sot