Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, tha se më shumë se 20 pjesëtarë të policisë u lënduan në përleshjet me tifozët përpara ndeshjes derbi të Serie A të javës së 32-të midis Lazios dhe Romës, e cila u luajt të dielën në Romë, raportoi sot AP.
Mediat italiane kujton se rreth 2,000 pjesëtarë të policisë ishin të stacionuar rreth Stadiumit Olimpik në Romë.
Përplasja filloi kur tifozët e Lazios u përpoqën të thyenin kordonin e policisë.
Kjo ndeshje ka përfunduar baras (1;1).