Capello paralajmëron Interin:

- Bota Sot

Capello paralajmëron Interin:

Nga studiot e “Sky Sport”, Fabio Capello ka folur për përballjen e kthimit mes Interit dhe Bayern Munich: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Bayerni është një skuadër e fortë dhe duhet ta përmbysë rezultatin. Interi duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Gabimi më i madh do të ishte po të përpiqej të ruante rezultatin (2-1) e ndeshjes së parë. Zikaltrit duhet të luajnë sikur nis gjithçka nga 0-0, duhet të luajnë hapur.

Forca e Interit qëndron të plotësia si skuadër, kur gjen hapësira të dëmton. Bayerni do të duhet të rrezikojë, do të hapet”.

Skuadra e Inzaghit është stërvitur dje në “Pinetina”, në shi të dendur, të gjithë lojtarët janë në dispozicion, përveç mungesave të njohura:

Denzel Dumfries dhe Piotr Zielinski janë ende të dëmtuar dhe pritet të rikthehen në fund të prillit, ndoshta për sfidën kundër Romës, para gjysmëfinales së mundshme të Champions-it.

Joaquín Correa është i gatshëm fizikisht, por nuk është në listën e UEFA-s dhe nuk do të jetë në dispozicion.

Janë bashkuar me ekipin edhe të rinjtë Berenbruch, Cocchi, Pinotti dhe Romano.



Read it all at Bota Sot