Zemërimi i Studentëve Serb për tragjedinë e ndodhur në Novi Sad Vijon. Prej më shumë se 24 orësh protestuesit kanë bllokuar Radio Televizioni Publik të Serbisë në Beograd duke akuzuar median shtetërore se pavarësisht se paguhet nga taksat e qytetarëve, ajo nuk ka raportuar objektivisht protestat e Studentëve në Serbi. Studentët kanë dorëheqjen e Goran Karaxhiq drejtuesit të Televizionit Publik të Serbisë duke thënë se ky institucion duhet të tregojë nese i shërben regjimit apo qytetarëe.
Protestat kanë nisut këtë të mërkurë edhe një qytetin e Kraljevës me studentët që kanë bllokuar qarkullimin në 4 kryqëzimiet e këtij qyteti. Ata kanë paralajmëruar se protesa e tyre e quajtur “Pompo, pompo ujin e Ibrit” do të zgjasë deri në mesnatë.
Një tjetër grup Studentësh Serbë të cilët u nisën në një rrugë prej 1300 kilometrash me biçikleta mbërritën këtë të mërkurë në Strasbourg me qëllim për të tërhequr vemendjen e Bashkimit Europian ndaj korrupsionit dhe shkeljes së lirive demokratike në Vendin e tyre.
Pas udhëtimit të tyre 13 ditor përmes Hungarisë, Sllovakisë, Austrisë dhe Gjermanisë ata mbërritën mrëmjen e 15 prillit në Strasbourg. Këtë të mërkurë 16 minuta heshtje u mbajt në Beograd, Kraljevë si dhe në Strasbourg në nder të 16 personave që humbën jetën në tragjedinë e Novi Sadit si pasojë e shembjes së një Strehe në një Stacion Treni në 1 nëntor të vitit të shkuar.
Në Strasbourg Studentët Serbë lexuan një letër drejtuar Këshillit të Europës, Parlamentit Europian dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron. Nuk erdhëm këtu sepse ishte e lehtë por sepse ishte e nevojshme. Ne vijmë nga një vend ku studentet kanë humbur besimin se ndryshimi ështv I mundur thane studentët ndërsa shtuan se kanë mbërritur në Strasbourg sepse ata refuzojnë të dorëzohen dhe sepse besojnë se ende kanë shpresë për një të ardhme më të mire me dinjitet. Studentët Serbë I bënë thirrje presidentit Francez Emanuel Macro t’iu bashkohet atye me Bicikletë në Starsbourg ndërsa shprehën se ata nuk kanë shkuar atje si të rinjë që braktisin Serbinë , por për ta bërë Serbinë si Europa ku të drejtat e njeriut respektohen.
Që prej nëntorit me qindra mijëra persona kryesisht student iu janë bashkuar protestave të vazhdueshme në Serbi për ti kërkuar llogari qeverisë për tragjedinë e NOVI Sadit. Presidenti Vucic thotë se protestat janë organizuar nga aktor destabilizues të jashtëm, por studentët thonë se kjo është një luftë kundër korrupisonit.