Flet trajneri Hansi Flick

- Bota Sot

Flet trajneri Hansi Flick

Barcelona u kualifikua mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi e mundi Borussia Dortmundin me rezultat të përgjithshëm 5:3 në çerekfinale të kësaj gare.

Gjiganti katalunas kreu punë në ndeshjen e parë, të cilën e fitoi me rezultat 4:0 në shtëpi.

E mbrëmë, humbja 1:3 nga gjermanët ishte me pak dhimbje për ta pasi megjithatë e prenë një biletë për në gjysmëfinale.

E për këtë arritje mjaft i lumtur u duk të ishte trajneri Hansi Flick, i cili foli pas ndeshjes.

“Nuk ishte dita e jonë më e mirë, por në fund jemi kualifikuar në gjysmëfinale dhe ky ishte objektivi i ynë”, deklaroi trajneri gjerman për mediat spanjolle pas humbjes së mbrëmshme.

“Ta arrijmë gjysmëfinalen është mjaft e rëndësishme për tifozët tanë dhe për klubin”, vazhdoi ai.

“Gjysmëfinalja e parë që nga viti 2019? Është një rezultat fantastik. E di edhe sa i fortë është Borussia Dortmundi dhe këtë e demonstroi edhe sonte. Kishim paksa momente të vështirë, por ia dolëm në fund”, përfundoi ish-trajneri i Bayern Munichut dhe i Kombëtares së Gjermanisë.



Read it all at Bota Sot